TOKIO 2020 – Një tajfun kërcënon zhvillimin e LO

TOKIO, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Një tajfun po kërcënon zhvillimin e Lojërave Olimpike  javën e ardhshme, ndërkohë që po i drejtohet sot Japonisë.

Tajfuni, i teti i këtij sezoni, po kalon Paqësorin dhe po shkon drejt Honshusë, ishulli kryesor i Japonisë.

Parashikohet që ai ”të zbarkojë” të martën në rajonin Kanto, i cili përfshin edhe Tokion.

”Masa të caktuara po merren për t’u përgatitur për stuhinë”, tha zëdhënësi i komitetit organizator, Masa Takaya.

Nuk është e pazakontë që ngjarjet olimpike të vonohen për shkak të motit të keq./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.