TOKIO 2020 – Krasniqi merr medalje të artë në xhudo

TOKIO, 24 korrik /ATSH/ – Xhudistja Distria Krasniqi fitoi sot medaljen e artë, pas fitores kundër japonezes, Funa Tonaki, sipas KosovaPress.

Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojërat Olimpike, pas asaj të Majlinda Kelmendit, e cila e fitoi atë në Lojërat Olimpike të Rios de Zhaneiros, në vitin 2016.

Nesër na garë do të jenë edhe Majlinda Kelmendi, Drilon Ibrahimi dhe Eda Zeqiri./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.