SHBA – Biden: 100 milionë dollarë ndihmë për refugjatët afganë

UASHINGTON, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden ka autorizuar deri në 100 milionë dollarë ndihmë urgjente për refugjatët nga Afganistani.

“Paratë, që  vijnë nga një fond urgjence, do të përdoren për të përmbushur nevojat e papritura urgjente për refugjatët dhe migracionin në vend”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Fondet do të jenë në dispozicion të atyre që kanë punuar me ushtrinë amerikane në terren, në Afganistan dhe që kanë aplikuar për viza të posaçme emigrimi në SHBA.

Pavarësisht nga përparimet e fundit territoriale nga talebanët islamistë, Biden ka njoftuar se misioni në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht, pas gati 20 vjetësh.

Ushtarët e vetëm amerikanë që do të qëndrojnë atje, pas kësaj date, do të jenë për të mbrojtur ambasadën amerikane./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.