Lizzo dhe Lenny Kravitz “Personalitetet më të bukura vegjetariane” PETA 2021

NJU JORK, 24 korrik /ATSH-DPA/ – Të ushqehesh pastër është gjë e bukur dhe Personat për Trajtimin Etik të Kafshëve (PETA) kanë vendosur të hedhin dritë mbi disa nga të famshmit e tyre të preferuar për ta treguar këtë.

Lizzo dhe Lenny Kravitz janë ndër 20 emrat e personave të guximshëm në “Personalitetet më të bukura vegjetariane” të PETA 2021.

Organizata jofitimprurëse, me bazë në Norfolk, Virxhinia, e zbuloi listën për nder të 20-vjetorit të saj.

“Zgjedhjet e ushqimit vegjetarian janë tashmë në çdo menu, në çdo dyqan ushqimesh dhe nuk mund të shkosh në një lojë basketbolli ose futbolli këto ditë pa dalluar një kampion vegjetarian”, tha Zëvendëspresidentja e Lartë e PETA-s, Lisa Lange.

“Kemi arritur në 20-vjetorin tonë dhe kjo, kryesisht, falë “Personaliteteve më të bukura vegjetariane” të PETA-s, të cilët kanë frymëzuar miliona njerëz të heqin kafshët nga pjatat e tyre”, shtoi ajo.

Lizzo, e cila u bë një vegjetariane vitin e kaluar, u vlerësua për inkurajimin e fansave për të përqafuar ushqimin vegjetarian, duke ndarë restorantet dhe recetat e saj të preferuara vegane në TikTok dhe Instagram.

Kravitz, i njohur për konsumimin e frutave dhe perimeve nga kopshti i tij në Bahamas, shprehet se “të jesh vegan është gjëja e duhur për vetveten, për planetin dhe kafshët”.

Ndër personat e famshëm, të cilët kanë vendosur të heqin dorë nga konsumimi i proteinave shtazore, përfshihen gjithashtu këngëtaret kandidate për çmimin Grammy, Chloe&Halle, ylli i basketbollit të NBA-së, Chris Paul, aktivisti dhe ish-futbollisti Colin Kaepernick, kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.