FOKUS – 100 intelektualë të njohur letër presidentit Biden: Hiq embargon ndaj Kubës

LONDËR, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – ”Let Cuba live” (”Ta lëmë Kubën të jetojë”) është titulli i një letre-manifest nënshkruar nga 100 intelektualë dhe personalitete nga bota amerikane e politikës dhe argëtimit për presidentin Biden, në një përpjekje për heqjen e embargos ndaj vendit komunist.

Letra kërkon që presidenti amerikan Joe Biden të heqë njëherë e përgjithmonë të gjithë embargon amerikane, i nisur nga SHBA që kundër regjimit të Castros, në 1962.

Emrat e spikatur nisin me Noam Chomsky, kreun e së majtës radikale amerikane, aktoren dhe aktivisten, Susan Sarandon, Jane Fonda, Oliver Stone, ish-presidenti brazilian Luis Inacio Lula dhe udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn.

Apeli i drejtohet kreut të Shtëpisë së Bardhë për të nënshkruar menjëherë një dekret për anulimin e sanksione të mëtejshme të vendosura nga paraardhësi Donald Trump ndaj  kubanëve, të gjunjëzuar edhe nga pandemia.

“Nuk ka më asnjë arsye për të mbajtur politika të lidhura në Luftën e Ftohtë”, thuhet në letrën në të cilën është ftuar Biden për të vazhduar në rrugën e dialogut me Kubën, rrugë e filluar nga ish-presidenti Barack Obama dhe kishte si synim përfundimtar pikërisht heqjen e embargos ekonomike dhe financiare.

Një embargo që përcaktohet ”e pamoralshme, e paarsyeshme, veçanërisht në një periudhë pandemike”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.