SPANJË – Rritet presioni mbi kujdesin intensiv në spitalet Covid

MADRID, 23 korrik /ATSH-ANSA/ – Ndërsa vala e pestë e pandemisë COVID-19 në vendin iberik po vazhdon, ndikimi i saj në sistemin spitalor po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, shkalla e zënies së njësive të kujdesit intensiv nga pacientët Covid në Spanjë shkoi nga 9,18% në 13,52% brenda një jave, ndërsa ajo në pavijone të përgjithshme nga 3,91% në 6,37%.

Shkalla e transmetimit të virusit duket të jetë në një ngadalësim të lehtë, megjithatë, situata ndryshon nga rajoni në rajon.

Në Katalonja, infeksionet janë në rënie, ndërsa zënia e kujdesit intensiv është afër 40%-shit.

Në Madrid, infeksionet janë ende në një fazë ngjitjeje, kurse shtretërit në kujdes intensiv janë zënë në 13,18%.

Incidenca mesatare kombëtare e rasteve të regjistruara në 14 ditët e fundit është 659 për 100 000 banorë. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.