Siguria ushqimore, 124 kontrolle dhe 20 masa me paralajmërim

TIRANË 23 korrik /ATSH-I.Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer sot 124 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.

AKU njofton se “gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 20 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pasistemuar, përdoret ujë i paanalizuar dhe për mosrealizim të detyrave të lëna në inspektimet e mëparshme”.

Sipas AKU-së, “janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore”.

“Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 16 mostra në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme”, informon AKU.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.