“Shqipëria Buzëqesh”, 1,123,253 vaksinime deri tani

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 1,123,253 vaksinime, ndërsa më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila u bën apel qytetarëve mbi 18 vjeç të vaksinohen.

Sipas Manastirliut, qendrat e vaksinimit janë të hapura deri në orën 20:00 të mbrëmjes

“Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqendruar kudo në vend”, tha ajo.

Vaksinimi i hapur do të vijojë deri ditën e diel, nga ora 08:00-20:00 në qendrat shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin.

Shqipëria ka administruar deri tani 1,611,550 vaksina.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.