“Prishje e qetësisë publike”, gjobitet me 1 milion lekë pronari i një lokali në Durrës

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Policia e Durrësit procedoi penalisht dhe ndëshkoi me masë administrative pronarin e një subjekti, pasi u konstatua duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar në aktin normativ për zhvillimin e aktiviteteve.

Sipas policisë, u procedua penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” G.T, 27 vjeç, banues në Durrës pronar i një subjekti në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Gjithashtu, për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat antikovid të vendosura nga organet kompetente.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.