MSHMS: Asnjë humbje jete, 31 raste të reja me COVID-19

TIRANË 23 korrik /ATSH-I.Vata/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 31 qytetarë.

Sipas MSHMS, kanë rezultuar pozitivë 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste në Lushnjë, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

“Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv”, informon Ministria.

Po ashtu, janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë u rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikëri të rregullave për parandalimin e COVID-19 dhe apelon të mos neglizhohet asnjë shenjë e sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (23 korrik 2021)

Raste të reja ditore       31

Të shëruar në 24 orë     9

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore               2377

Testime totale             871,199

Raste pozitive             132,828

Raste të shëruara       130,118

Raste aktive                     254

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99

Vlorë                25

Elbasan            24

Durrës              23

Kukës               21

Lezhë               16

Shkodër           14

Fier                 14

Berat               11

Korçë                6

Gjirokastër        1

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.