Lagjja “5 Maji” në Tiranë, punime me ritme të larta për ndërtimin e 3500 apartamenteve

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Në lagjen “5 Maji” në Tiranë punimet po ecin me ritme të larta, për të akomoduar sa më shpejt banorët në banesat e reja, që po ndërtohen me standardet më të mira dhe kushte bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga punimet që po kryhen në këtë kantier, që po rilind pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Lagjja “5 Maji” në kantierin e Rilindjes pas tërmetit. 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42″, tha Rama.

Lagjja e re “5 Maji” në Tiranë, është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri.

Ajo po ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, dhe synon të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.