Siguria ushqimore, AKU: 151 kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer sot 151 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin.

AKU bën të ditur se, “gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 23 masa me paralajmërim. Këto masa janë dhënë për shkak se nuk është kryer rinovim i librezës shëndetësore të personelit, ambienti është i pa sistemuar, përdoret ujë i pa analizuar dhe për mosrealizim te detyrave te lëna ne inspektimet e mëparshme”.

Sipas AKU-së, “janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor për përmbushjen e detyrimeve të tyre përkundrejt bazës ligjore dhe garantimit të sigurisë ushqimore”.

“U morën 25 mostra për analizimin e pesticideve përkatësisht: domate, shalqinj, tranguj, pjepër, pjeshka, sallatë jeshile, karota etj”, informon AKU.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.