“Shqipëria Buzëqesh”, më shumë se 1.1 milionë vaksinime deri tani

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 1 109 785 vaksinime.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së enjtes shifrat e vaksinimit në total deri ditën e sotme.

Ministrja bëri me dije se ditën e sotme janë kryer 14 332 vaksinime kundër koronavirusit.

Prej të hënës në vendin tonë ka nisur java e vaksinimit të hapur për moshën +18 vjeç.

Shqipëria ka administruar deri tani 1,611,550 vaksina. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.