Regjistri digjital i PS, Balla takim me kryetarët e partisë të 61 bashkive të vendit

TIRANË 22 korrik /ATSH-I.Vata/ Partisë Socialiste përgatitet për fazën e re të regjistrimit digjital të PS-së dhe procesin e analizës dhe zgjedhjet në nivel vendor që do të zhvillohet në vjeshtë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit.

Në takimin që u zhvillua në selinë e PS-së u diskutua lidhur me regjistrin digjital të Partisë Socialiste, procesin e analizës dhe zgjedhjet në nivel vendor të partisë që do të zhvillohen gjatë vjeshtës.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.