OBSH: Pandemia gjurmë afatgjata në shëndetin mendor

GJENEVË, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Pandemia e koronavirusit ka të ngjarë të ketë efekte afatgjata në shëndetin mendor në të gjithë botën, paralajmërojnë zyrat evropiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një raport të ri.

”Shenjat psikike të lëna nga pandemia rrjedhin nga infeksioni dhe frika e infektimit, por edhe nga pasojat psikologjike, nga bllokimet dhe vetizolimi që shumë kanë zgjedhur në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”, theksoi OBSH.

”Për më tepër, shqetësimet në lidhje me papunësinë, shëndetin financiar dhe izolimin shoqëror mund të çojnë në një rënie të shëndetit të përgjithshëm mendor”, paralajmëroi raporti.

“Njerëzit në rajonin evropian po përjetojnë moment aspak të këndshme nën presionin e Covid-19 dhe pasojat e tij”, tha drejtori rajonal i OBSH Hans Kluge.

Ai theksoi se ”efektet pasuese të sëmundjes do të rëndojnë shumë në shëndetin mendor të njerëzve dhe ndjenjën e mirëqenies”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.