Ndërhyrje në pallatet e degraduara në vite, Ndreu: Torovica po transformohet

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Torovica e Lezhës po transformohet, pas ndërhyrjes te të gjitha pallatet e degraduara në vite dhe që u dëmtuan edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2016.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu tha se “Torovica po transformohet. Mjerimi i mbjellë në atë zone prej vitesh po braktiset njëherë e mirë. Pas rrugës, sistemit elektrik dhe kanaleve kulluese, tashme pallatet në qendër të Torovicës po i nënshtrohen forcimeve strukturore dhe suvatimeve të brendshme dhe të jashtme”.

Në kuadër të rindërtimit në Lezhë do të zhvillohen dy zona të reja urbane, ku do të ndërtohen 209 banesa kolektive (në pallate) ndërsa 128 familje do të strehohen në banesat e reja individuale. Zonat e reja do të krijojnë hapësira të gjelbëruara, ambiente shërbimi dhe infrastrukturë të re komunitare, shumë herë më të mirë se ajo ekzistuese.

Programi i Rindërtimit në Lezhë përfshin gjithashtu rindërtimin e 7 objekteve arsimore, të financuara nga qeveria dhe donatorët.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.