FRANKFURT – Lagarde: Varianti Delta mund të dëmtojë rimëkëmbjen e Europës

FRANKFURT, 22 korrik /ATSH-DPA/ – Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde paralajmëroi sot se variantin Delta i COVID-19 mund të dëmtojë rimëkëmbjen e ekonomisë në Europë, veçanërisht në sektorin e shërbimeve.

“Eurozona është në rrugën e duhur për një rritje të fortë ekonomike në tremujorin e tretë, pavarësisht shfaqjes së ngushtimeve në sektorët kryesorë, me monedhën e bllokut që pritet të kthehet në nivelet e para krizës në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm”, tha Lagarde.

Por shefi i BQE tha: “Por pandemia vazhdon të hedhë një hije mbi rimëkëmbjen postpandemike me variantin Delta, duke shkaktuar pasiguri”, shtoi kreu i BQE.

Ajo vuri në dukje se çdo lëvizje për të frenuar skemën e urgjencës pandemike (PEPP) prej 1,85 trilionë eurosh të BQE-së do të ishte “absolutisht e parakohshme”, duke theksuar se çështja më e rëndësishme është të sigurohet “një dorë e qëndrueshme” në operacionet e politikës monetare./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.