Depozitat bankare të biznesit u rritën me 6 miliardë lekë

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Depozitat bankare të biznesit u rritën me 6 miliardë lekë që prej fillimit të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të muajit maj 2021, totali i depozitave të biznesit arriti në 231.5 miliardë lekë.

Treguesi i depozitave bankare të biznesit ka vijuar të ndjek trendin e rritjes vit pas viti. Gjatë vitit 2020, sidomos pas pandemisë, depozitat shënuan rritje mjaft të lartë, si në segmentin e individëve, ashtu edhe të bizneseve.

Ndërkohë që ritmet e rritjes vjetore të depozitave së bizneseve llogariten në nivelin 18.5%.

Sipas BSH-së, depozitat e biznesit përbëjnë 17.5% të totalit të depozitave bankare në vendin tonë.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.