BRAZIL – YouTube heq video të presidentit Bolsonaro për shkak të dezinformimit për Covid-19

RIO DE ZHANEIRO, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – YouTube ka hequr disa video të publikuara nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro duke i gjykuar ato si dezinformuese në lidhje me koronavirusin, raporton BBC.

Youtube ka specifikuar se vendimi nuk është bazuar në politikë ose ideologji, por është fryt i rregullave që rregullojnë përmbajtjen e tij.

Që nga fillimi i pandemisë, Bolsonaro ka kritikuar bllokimet, përdorimin e maskave dhe vaksinimin e popullsisë.

Zyra e tij nuk ka komentoi vendimin e YouTube.

Në një nga këto video paraqitej ish-ministri brazilian i Shëndetësisë, Eduardo Pazuello, i cili krahasoi koronavirusin me SIDA-n, duke deklaruar se “HIV vazhdon të ekzistojë, ka ende të infektuar, shumica e tyre trajtohen dhe jeta vazhdon”.

Në një video tjetër, e marrë nga CNN ai i këshillonte një mjeku brazilian se hidroksiklorokina dhe ivermektina ishin kura kundër Covid-19.

YouTube kujtoi se janë të ndaluara në këtë platformë përmbajtjet që promovojnë përdorimin e këtyre dy substancave për shërimin nga Covid-19./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.