Unaza e madhe e Tiranës, përfundojnë 90 % e punimeve në pjesën verilindore Loti 2 dhe 3

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Në Unazën e Tiranës vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e saj, ku ka përfunduar 90 % e punimeve në pjesën verilindore, në Lotet 2 dhe 3.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor për kryeqytetin.

“Kantieri i Unazës së Tiranës. Këtu pjesa verilindore Loti 2 dhe 3, ku është realizuar 90 % e projektit, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi. Gjithashtu ka përfunduar puna për montimin e trarëve të viaduktit me gjatësi 240 m dhe vendosja e trarëve të mbikalimit në km 5+020”, shprehet Rama.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare. /k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.