Sesionin i 14-të i grupit të punës të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor, prezantohen arritje e reformës në drejtësi

TIRANË 21 korrik /ATSH-I.Vata/ Në sesionin e 14-të të grupit të punës të Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor, u prezantuan arritjet e Reformës në Drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja.

Në këtë sesion, Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet drejtoreshës së Kabinetit, Evis Fico, paraqiti zhvillimet dhe arritjet në fushat kryesore, atë të Reformës në Drejtësi dhe të antikorrupsionit.

Gjithashtu, u prezantuan arritjet e kësaj reforme dhe mbështetja për institucionet e reja të drejtësisë.

Fico u ndal te përpjekjet dhe lufta kundër korrupsionit në nivel kombëtar dhe rajonal, duke theksuar miratimin e Udhërrëfyesit Rajonal në luftën ndaj korrupsionit dhe financimit të paligjshëm, të mbajtur në Ohër.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim rajonal në fushat me interes të ndërsjellë me qëllim eurointegrimin e vendeve ballkanike.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.