Peleshi: Forcat e Armatosura, në proces modernizimi me standardet e NATO-s

TIRANË 21 korrik /ATSH-I.Vata/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar sot foto të automjeteve të blinduara shumëpërdorimshe, duke theksuar se prej dy vitesh ato po përdoren edhe nga Forcat e Armatosura në Shqipëri.

Peleshi thekson se Forcat e Armatosura janë në një proces modernizimi sipas standardeve të NATO-s.

“MRAP (Mine Resistant Ambush Protected) janë automjete të blinduara, shumëpërdorimshe, ato prej dy vitesh po përdoren edhe nga Forcat tona të Armatosura. MRAP kanë një ekuipazh prej 3-7 trupash, shpejtësi maksimale prej 105 km/orë dhe janë testuar suksesshëm nga ushtria amerikane në Irak dhe Afganistan. Forcat e Armatosura janë futur vitet e fundit në një proces modernizimi, ku çdo strukturë është pajisur me mjete, pajisje apo armatim modern, të standardeve të NATO-s”, shprehet ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.