“Old Timer Fest”, 30 vetura klasike të koleksionit shqiptar në Korçë

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Mjetet e koleksionit historik shqiptar retro u ekspozuan ditët e fundit në Pazarin e Vjetër, në Korçë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga parada e mjeteve ndërsa ftoi qytetarët të vizitojnë Korçën.

“Mbrëmje të këndshme me atmosferën Retro. Old Timers Fest 2021 nga Prizreni drejt Korçës, ku pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit udhëtuan me mjete historike për të shijuar mikpritjen në Kosovë e Shqipëri. Nën logon “Old Timer Fest”, edicioni i 16-të i makinave Retro, vjen në Korçë me 30 vetura klasike të koleksionit shqiptar RETRO”, – tha Rama.

Eventi Rerto sjell kulturën e koleksionimit, të restaurimit dhe të ruajtjes së vlerave të mjeteve historike, i shoqëruar me një program artistik, duke krijuar një atmosferë të hareshme për qytetarët e vendit dhe turistët dhe mbi të gjitha si një vlerë e shtuar atraksioni për sezonin turistik në këtë qytet.

 

Të gjithë apasionuarit, qytetarët e vizitorët e ndryshëm, kanë një mundësi për të “shuar”  kuriozitetin ndaj klasikes dhe gjatë këtyre ditëve, mund të shohin dhe njihen më nga afër me historitë dhe pasionin e madh të koleksionuesve./k.s//a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.