MSHMS: Asnjë humbje jete, 23 raste të reja me COVID-19

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 23 qytetarë.

Sipas MSHMS, janë konfirmuar pozitivë 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnjë, Sarandë.

“Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.

Ministria e Shëndetësisë u rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikëri të rregullave për parandalimin e COVID-19 dhe apelon të mos neglizhohet asnjë shenjë e sëmundjes. Për çdo dyshim duhet kontaktuar me mjekun e familjes për t’u testuar, ose të telefonohet Urgjenca Kombëtare në numrin unik 127.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. “Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç”.

Statistika (21 korrik 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 11
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,516

Testime totale 865,474
Raste pozitive 132,763
Raste të shëruara 130,097
Raste aktive 210
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 91
Elbasan 21
Durrës 21
Vlorë 18
Kukës 16
Shkodër 14
Lezhë 13
Fier 11
Korçë 4
Gjirokastër 1

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.