TOKIO 2020 – Pak personalitete të pranishme në ceremoninë e hapjes

TOKIO, 21 korrik /ATSH-ANSA/ – Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, të premten do të shohë shumë më pak personalitete se zakonisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, deklaroi një zëdhënës i qeverisë.

Në ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga rreth 15 vende dhe organizata ndërkombëtare duke përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, pasi Franca pret Lojërat Olimpike në vitin 2024 në Paris.

Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden do të jetë gjithashtu e pranishme në Tokio, por ka një ulje drastike nga afërsisht 40 përfaqësuesit që morën pjesë në hapjen e Lojërave të mëparshme të Rio de Janeiros, pesë vjet më parë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.