IPARD III, 145 milionë euro për masa të reja në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Shqipëria përgatitet për programin IPARD III që adreson masa të reja mbështetëse për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u shpreh se po përgatiten nevojat sektoriale dhe masat mbështetëse që i përgjigjen kërkesave të bujqësisë sipas zhvillimit të kohës.

Gjatë një interviste për mediat ajo tha se, “në programin IPARD III kemi marrë dyfishin e fondit të IPARD që arrin në 145 milionë euro, duke akredituar edhe masa të reja për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.

Sipas saj, në fokus të mbështetjes me grante për bujqësinë do të vijojnë të jenë sektorët e prodhimit bujqësor, përpunimit, qendrat e grumbullimit, agroturizmi, mekanika bujqësore e deri tek mbështetja për pyjet.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.