GJERMANI – Qeveria ofron 400 milionë euro ndihmë emergjente për përmbytjet

BERLIN, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Një javë pas fillimit të krizës së përmbytjeve në Gjermani, qeveria vendosi nisjen e ndihmës emergjente me vlerë 400 milionë euro.

Qëllimi është rregullimi i dëmeve të shkaktuara te ndërtesat dhe infrastruktura komunale.

Shtetet perëndimore të Rheinit të North Westfalen dhe Rheinland-Pfalz janë më të prekurat nga kjo tragjedi.

Shuma totale e dëmeve është rreth 400 milionë euro (471 milionë dollarë), gjysma e të cilave do të përballohet nga qeveria federale dhe gjysma nga landet.

Gjermania ka planifikuar në detaj një plan rindërtimi.

Një vendim për shumën e këtij fondi do të merret vetëm kur shkalla e dëmit mund të parashikohet më saktë në javët e ardhshme.

Këshilli i Ministrave gjithashtu dëshiron të rindërtojë një strategjie të re për mbrojtjen civile./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.