Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”, kontribut në fushën e shëndetit publik dhe arsimit

TIRANË 21 korrik /ATSH-I.Vata/ Me rastin e fillimit të misionit të Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Presidenti Meta priti në takim presidentin Padre Jerom Mih, si dhe rektorin e Universitetit, prof. Bruno Giardina, dekanin e Fakultetit të Mjekësisë prof. Giovani Arcudi, okulistin e njohur italian prof. Mario Giuliano, si dhe prof. Tritan Shehun.

Lajmi bëhet i ditur nga Presidenti Meta i cili shprehet se “Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”, ka një kontribut shumëvjeçar të jashtëzakonshëm në fushën e shëndetit publik, të arsimit dhe kërkimit shkencor”.

“Kam patur privilegjin dhe kënaqësinë të vendos gurin e themelit në spitalin e ri modern të Fondacionit, që do të përurohet së shpejti. E urova Presidentin Padre Jerom Mih, për fillimin e misionit të tij në Shqipëri duke shprehur bindjen time se gjatë misionit të tij, kontributi i Fondacionit “Zoja e Këshillit të Mirë” në forcimin e shërbimeve shëndetësore dhe zgjerimi i veprimtarisë universitare dhe akademike në fushën e mjekësisë do të shënojë arritje të larta dhe të suksesshme”, shprehet ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.