Eksportet drejt Italisë rritje me gati 32 %, kryesojnë tekstilet

 

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Eksportet drejt Italisë në gjysmën e parë të vitit shënuan rritje me gati 32% duke arritur në vlerëne 75.2 miliardë lekëve.

Instituti i Statistikave publikoi në fillim të javës raportin mbi tregtinë e jashtme për 6-mujorin, sipas të cilit shkëmbimet tregtare me Italinë zunë gati 31.4 % të vëllimit, duke e renditur atë edhe partnerin e parë tregtar.

Për këtë periudhë drejt Italisë, vendi ynë eksportoi mbi 44.4 miliardë lekë tekstile dhe këpucë, si dhe mbi 10 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale.

Importet drejt Italisë llogariten për periudhën sipas INSTAT, 91.4 miliardë lekë nga të cilat gati 19 miliardë lekë ishin importet e makinerive dhe pajisjeve dhe 12 miliardë lekë material ndërtimi dhe metale.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.