Vaksinimi i hapur antikovid, vaksinatorët në shërbim edhe ditën e festës

TIRANË 20 korrik /ATSH-I.Vata/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se, vaksinatorët janë në shërbim edhe ditën e festës në të gjithë vendin për moshat mbi 18 vjeç.

Ministrja Manastirliu u bën apel qytetarëve që të paraqiten me kartë identiteti në qendrën më të afërt të vaksinimit për të bërë vaksinën.

“Edhe sot, në këtë ditë feste, vaksinatoret tona janë në shërbim në pikat e vaksinimit nga veriu në jug, ku vijon pa u ndalur vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç. Paraqitu me kartën e identitetit në qendrën më të afërt të vaksinimit, aty ku banon”, shprehet ajo.

1,611,550 vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.

Deri më tani 466,905 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antikovid. Dje nisi java e vaksinimit të hapur për moshat +18 vjeç.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.