Porti i Durrësit/ Përpunohen 7 anije me 23 970 tonë mallra

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Në portin e Durrësit vijon të martën përpunimi i mallrave nga anijet tregtare.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se po përpunohen 7 anije me 23 970 tonë mallra gjithsej, si gurë mermeri, xhama, pleh kimik, çimento etj si dhe 272 kontejnerë.

Në pritje për t’u përpunuar janë në pritje 10 anije me 33 889 tonë mallra si skrap, çimento, xhama, etj., ndërsa në radë janë anija “Contship IVY” me 265 konteinerë dhe anja “NS Tera” me 3103 tonë hekur.

Gjatë muajit qershor 2021 në portin e Durrësit janë përpunuar 17 anije tregtare me mallra. Sipas të dhënave operative, volumi i mallrave të përpunuar në Terminalin Perëndimor gjatë muajit qershor arriti në 44,300 tonë mallra.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.