Kosovë, 15 raste të reja me COVID-19 dhe një humbje jete

PRISHTINË, 20 korrik /ATSH/ Një person ka humbur jetën në Kosovë si shkak infektimit me koronavirus. Ndërsa siç njofton Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, janë shënuar 15 raste të reja me COVID-19, nga 2.144 testime.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se, në 24 orët e fundit janë dhënë 12.927 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës. Deri më sot 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.549.

Në total numri i rasteve aktive është 107.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.