FOKUS – Rritje e rasteve me Covid-19 mes pjesëmarrësve të Lojërave Olimpike

TOKIO, 20 korrik /ATSH-AA/ – Ka arritur në 71 numri i personave të akredituar për Lojërat Olimpike të Tokios, të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, njoftuan sot organizatorët, vetëm disa ditë para fillimit të kompeticionit të madh sportiv botëror.

Midis atyre që kanë rezultuar pozitivë janë atletë, zyrtarë dhe vullnetarë.

Të hënën, dy atletë rezultuan pozitivë me COVID-19 në fshatin olimpik.

”Lojtari çek i volejbollit në rërë Ondrej Perushiç dhe kolegu i tij David Schweiner nuk do të jenë në gjendje të garojnë në Lojërat Olimpike sepse rezultuan pozitiv me koronavirus”, njoftoi Federata Çeke e Volejbollit.

Ndërkohë, një anëtar i ekipit amerikan të gjimnastikës doli pozitiv me COVID-19.

Të dielën, tre anëtarë të ekipit të futbollit të Afrikës së Jugut, përfshirë dy lojtarë, ishin të infektuar.

Japonia nuk ka lejuar praninë e spektatorëve në Lojërat Olimpike, të planifikuara të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.