Braçe apel qytetarëve: Vaksinohuni, virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Zv.kryeministri Erion Braçe për shkak të rritjes sot të numrit të të infektuarve me COVID-19 i ka bërë apel qytetarëve të vaksinohen, pasi virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve.
Braçe gjithashtu bën të ditur dhe numrin e vaksinimeve sot në Divjakë dhe Lushnjë.
“Sot-deri tani, në Divjakë arritëm ne 118 vaksinime, në Lushnjë arritëm në
307 vaksinime. Shumë mirë e në rritje nga dje, por pak sërish”, tha Braçe.
“Ndërkohë që dita shënoi rritje te infektimeve, duhet patjetër ti përgjigjemi shpejt me rritje te vaksinimeve. Mos e neglizho. Mund të infektohesh kudo dhe kurdo nëse nuk je vaksinuar. Virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve”, apelon Braçe.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.