Ambasadat e huaja në Tiranë urojnë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Ambasadat e huaja të akredituara në Shqipëri uruan sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në urimin e saj shprehet se kjo ditë ofron mundësi për reflektim për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, thekson SHBA.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri i uroi sot gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri.

Ndërsa ambasada e Turqisë në Shqipëri shprehet se “me rastin e festës së Kurban Bajramit, urojmë të gjithë qytetarët tanë në Shqipëri, si dhe popullin mik dhe vëlla shqiptar gëzuar Kurban Bajramin. Ju urojmë të kalojnë një festë të mbarë me shëndet dhe lumturi”.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.