LONDËR, 19 korrik /ATSH-DPA/ – Qytetarët amerikanë u paralajmëruan sot kundër udhëtimit në Britaninë e Madhe, për shkak të rritjes së ndjeshme të rasteve COVID-19 atje.
“Për shkak të situatës aktuale në BM, edhe udhëtarët plotësisht të vaksinuar mund të jenë në rrezik për marrjen dhe përhapjen e varianteve COVID-19”, shkruhet në udhëzim.
BM u vendos në nivelin më të lartë të udhëzimeve të udhëtimit në SHBA: Niveli 4 – Shumë i lartë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e nxorën përditësimin në ditën kur kryeministri britanik, Boris Johnson, hoqi kufizimet antiCOVID-19.
Amerikanëve iu tha që të “shmangnin udhëtimet në BM”, por u këshilluan të vaksinohen plotësisht, nëse udhëtimet janë thelbësore./ /ervo/
