Agjencia Telegrafike Shqiptare

Programe për zhvillimin e integruar të bujqësisë

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi në serinë e takimeve me shoqatat që operojnë në fushën e bujqësisë, zhvilloi sot, në Tiranë  një takim me përfaqësues të Qendrës “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR).

Drejtuesit e saj prezantuan punën dhe aktivitetin e kësaj qendre ndër vite.

Ata kanë arritur të mbështesin rreth 12,000 familje fermere me kafshë race dhe trajnime për të zhvilluar ferma të qëndrueshme familjare.

Ministrja Ekonomi tha se, “gjatë këtij takimi diskutuam format e ndryshme të bashkëpunimit që kanë në fokus programet për zhvillimin e integruar të bujqësisë, blegtorisë dhe zhvillimit rural”.

“Prioritetet dhe objektivat e MBZHR-së janë adresuar për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Shqipëri dhe rritjen e ekonomisë rurale”, tha Ekonomi. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version