Agjencia Telegrafike Shqiptare

Ndërpritet gjendja emergjente në Deçan

PRISHTINË, 19 korrik /ATSH/ Shtabi për Menaxhimin e Emergjencave ka marr vendim që të ndërpritet gjendja emergjente në Komunën e Deçanit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një reagimi, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ka falënderuar të gjitha institucionet që i dolën në ndihmë me rastin e helmimit të mbi 1500 personave.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë  ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla”, shprehet Ramosaj.

Kujtojmë se gjendja emergjente në Deçan ishte shpallur më 13 korrik.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version