Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Blue Origin” me një grup origjinal për fluturimin e parë hapësinor me njerëz

UASHINGTON, 18 korrik /ATSH-AFP/ – Fluturimi i parë i drejtuar nga kompania e turizmit hapësinor “Blue Origin” do të niset të martën me katër pasagjerë në bord, tre burra dhe një grua, me përvoja shumë të ndryshme, të gjithë të ulur pas dritareve të mëdha për të mos humbur gjë nga spektakli.

Jeff Bezos, kapiteni

Në moshën 57-vjeçare, njeriu më i pasur në Tokë do të lërë planetin blu në bordin e raketës së tij, Neë Shepard, e ndërtuar nga kompania “Blue Origin”, të cilën ai e themeloi në 2000.

Gjashtë vjet më parë, ai nisi një dyqan të vogël librash në internet, Amazon.com, nga garazhi i tij. Në sajë të risive të tij të shumta, Amazon vlen tani më shumë se 1,7 trilionë dollarë në tregun e aksioneve.

Aktualisht, Jeff Bezos ka vlerë rreth 200 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes.

I apasionuar pas shpikjeve dhe shkencave hapësinore, Bezos sapo ka lënë menaxhimin e Amazon për t’iu përkushtuar aventurave të tjera, duke filluar me ekspeditat e tij hapësinore.

Biznesmeni zotëron gjithashtu gazetën “Ëashington Post” dhe ka thënë se dëshiron t’i kushtojë kohë dhe para luftës kundër ndryshimit të klimës.

Mark Bezos, i vëllai

Bezos ka ftuar vëllanë e tij Markun, i cili është gjashtë vjet më i ri se ai dhe të cilin e konsideron “shokun e tij më të mirë”.

Mark Bezos themeloi kompaninë e tij të marketingut në 1999 dhe më pas një fond investimesh.

Ai gjithashtu zotëron aksione në Amazon.

Një zjarrfikës vullnetar në 2005, ai gjithashtu është i përfshirë në një shoqatë për luftën kundër varfërisë që nga viti 2006.

Wally Funk, personi më i moshuar

Në moshën 82-vjeçare, kjo pioniere dhe legjendë e aviacionit, “e ftuara e nderit” e miliarderit, do të jetë personi më i moshuar që udhëton në hapësirë për të realizuar një ëndërr të jetës së saj.

Mësimet e saj të para të fluturimit i mori në moshën 9-vjeçare dhe tani ka 19 600 orë fluturimi.

Në vitet 1960, ajo mori pjesë në një program privat të krijuar për të testuar performancën e grave, të cilat iu nënshtroheshin të njëjtave teste si burrat e zgjedhur nga NASA për t’u bërë astronautë.

Vetëm në vitin 1983 një amerikane u dërgua në hapësirë ​​për herë të parë.

Olivier Daemen, më i riu

Në moshën 18-vjeçare, ky holandez po përgatitet të bëhet astronauti më i ri në histori.

Babai i tij, i cili kryeson një fond privat të aksioneve, mori pjesë në ankand për vendin e katërt.

Ai ishte një pasanik anonim, i cili e fitoi vendin duke paguar 28 milionë dollarë, por u detyruar të tërhiqej nga një “pengesë”, këtë herë.

Olivier Daemen, i magjepsur nga Hëna dhe raketat që nga mosha katër vjeç, do ta zëvendësojë atë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version