Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, 16 korrik 2021

TIRANË, 16 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, me zhvillime vranësirash në pjesën lindore, veriore dhe në bregdetin perëndimor.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngate në zonat malore lindore.

Era parashikohet të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/32 diell
Kukës 19/33 diell re shi
Lezhë 18/31 diell re
Dibër 17/32 diell re shi
Durrës 20/31 diell re
Tiranë 22/33 diell
Elbasan 20/33 diell re shi
Berat 14/34 diell
Vlorë 20/31 diell
Korçë 16/30 diell re
Gjirokastër 15/34 diell
Sarandë 17/30 diell

 

                      

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version