TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.
Sipas MSHMS-së, kanë rezultuar pozitivë 7 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Kamëz, Peqin.
“Aktualisht janë 124 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv. Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,067 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (16 korrik 2021)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3621
Testime totale 851,111
Raste pozitive 132,647
Raste të shëruara 130,067
Raste aktive 124
Humbje jete 2456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 51
Shkodër 13
Fier 11
Vlorë 11
Elbasan 11
Durrës 10
Lezhë 7
Korçë 6
Kukës 2
Gjirokastër 2
/r.e/
