Pronësia industriale, 225 aplikime kombëtare më shumë gjatë 6-mujorit të parë të vitit

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale u kryen 225 aplikime kombëtare më shumë gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

“Nga 558 aplikime të kryera në gjysmën e parë të vitit 2020, në periudhën janar-qershor të këtij viti u kryen 783 aplikime”, bën të ditur DPPI.

Sipas DPPI-së, gjatë gjysmë së parë të këtij viti specialistët kanë vizituar mbi 100 biznese lokale, në rreth 20 zona të ndryshme të Shqipërisë duke i informuar ata mbi fushën e pronësisë industriale.

“Rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve rreth rëndësisë së regjistrimit të objekteve të pronësisë industrial dhe ndjekja e çështjeve të cenimit të së drejtës së PI-së edhe pas regjistrimit pranë DPPI-së”, janë në fokus të punës.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.