BERLIN, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu tronditjen për katastrofën e përmbytjeve që po përjeton Gjermania, në pjesën perëndimore të saj, e prekur nga një mot i keq.
“Jam e tronditur nga katastrofa që kaq shumë njerëz duhet të vuajnë pasojat prej përmbytjeve”, theksoi Merkel në një cicërimë në Twitter.
“Solidariteti im shkon për familjet e të vdekurve dhe të zhdukurve. Falënderoj nga zemra shumë shpëtimtarë që po angazhohen në ndihmë të popullsisë”, shtoi ajo.
Të paktën 42 viktima dhe dhjetëra të zhdukur është bilanci aktual në perëndim të Gjermanisë për shkak të përmbytjeve dhe shirave të vazhdueshëm gjatë gjithë natës, sipas një deklarate të policisë./ /os/
