COVID-19 – EMA: Ende pak të dhëna për të vendosur për një dozë përforcuese vaksine

BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-ANSA/ – Është shumë herët për të konfirmuar nëse dhe kur do të nevojitet një dozë përforcuese kundër COVID-19, deklaroi kreu i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) për Strategjinë e Vaksinave, Marco Cavaleri, në një konference për shtyp.

“Nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme nga fushatat e vaksinimit dhe studimet e vazhdueshme për të kuptuar se sa kohë mbron vaksina”, tha Cavaleri.

Ai shtoi se EMA po pret përditësime ndërsa po merr parasysh përhapjen e varianteve./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.