Skemat Kombëtare të mbështetjes/ Transformimi i pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Nëpërmjet Skemave Kombëtare të mbështetjes që mundësohen nga qeveria shqiptare pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore janë transformuar duke lehtësuar ndjeshëm punën e fermerëve.

Produktet e grumbulluara, eksportohen masivisht në tregjet evropiane.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca vizitoi sot një nga pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore në Lushnje nga ku bëri të ditur se qeveria shqiptare, krahas financimit të fermerëve me subvencione dhe grante po mbështet edhe pikat e grumbullimit si garantuese të tregut.

“Lulëzimi e ka nisur në vitin 2006 angazhimin në bujqësi. Si njohës i mirë i nevojave të tregut, investon në ngritjen e një ambienti për ruajtjen dhe grumbullimin e fruta perimeve ku punësoi shumë nga zona. Stafi më lavdëron kushtet e punës në magazinën e re ku vapa nuk ia vështirëson punën si më parë dhe ku ambientet për punonjësit kanë rritur mirëqenien e tyre në punë”, tha ajo.

Ky investim i Lulëzimit dhe të vëllait i mbështetur financiarisht nga AZHBR-ja i shërben sot përveç tyre, edhe 1000 fermerëve dhe familjeve të tyre bujqësore të Lushnjës, Beratit, Fierit, Vlorës, madje edhe Sarandës.

“Pika e grumbullimit i shërben sot përveç tyre, edhe 1000 fermerëve dhe familjeve të tyre bujqësore të Lushnjës, Beratit, Fierit, Vlorës, madje edhe Sarandës. Një pikë kyçe lidhëse mes fermerëve, prodhimit dhe shitjes”, thotë ajo.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.