COVID-19 – EMA: Dy doza vaksine thelbësore për t’u mbrojtur nga varianti Delta

HAGË, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Administrimi i dy dozave të vaksinës antiCOVID-19 është thelbësor për t’u mbrojtur kundër variantit Delta, njoftoi sot rregullatori europian, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së të përshpejtojnë programet e tyre të vaksinimit.

“Të dhënat paraprake sugjerojnë se dy doza të një vaksine antiCOVID-19 (…) janë të nevojshme për të siguruar mbrojtjen e duhur kundër variantit Delta”, tha Agjencia Europiane e Barnave (EMA) në një deklaratë.

“Respektimi i programit të rekomanduar të vaksinimit është thelbësor për të përfituar nga niveli më i lartë i mbrojtjes”, shtoi EMA.

Varianti Delta pritet të përfaqësojë 90% të rasteve të COVID-19 deri në fund të gushtit, sipas një deklarate nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Rregullatori europian rekomandon administrimin e dy dozave për vaksinat Comirnaty (Pfizer), Spikevax (Moderna) dhe Vaxzevria (AstraZeneca)./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.