Agjencia Telegrafike Shqiptare

“Crown” dhe “The Mandalorian” kryesojnë Emmy Awards

LOS ANXHELES, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Seriali “Crown” në Netflix, që rrëfen sagën e familjes mbretërore britanike në një mënyrë romantike dhe “The Mandalorian” në Disney +, një vazhdim nga universi “Star Wars”, kryesojnë garën për çmimet prestigjioze të televizionit amerikan, Emmy Awards, me 24 kandidime.

Kategoria e serive më të mira të kufizuara, prodhimet që kanë vetëm një sezon, do të jetë padyshim më e diskutuara: në menu, një luftë midis sagës së superheronjve të Marvel “Wandavision”, një sitcom bardhezi me referenca të grumbulluara për vitet 1950, “Loja e damës” dhe seriali mjaft i njohur “Unë mund t’ju shkatërroj”.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni private të planifikuar për në 19 shtator në Los Anxhelos, me “një publik të kufizuar”.

Edicioni i këtij viti është si një lloj kthimi në normalitet, pasi edicioni i vitit të kaluar u transmetua nga një teatër i zbrazët, me fituesit që i pranuan çmimet nga shtëpitë e tyre./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version