BERLIN – Merkel: Ukraina vend tranzit pavarësisht Nord Stream 2

BERLIN, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel siguroi sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se vendi i tij do të mbetej një territor tranzit gazi drejt Europës edhe pas përfundimit të tubacionit të gazit Nord Stream 2, që lidh Rusinë me Gjermaninë duke anashkaluar Ukrainën.

“Për ne, Ukraina është dhe do të mbetet një vend tranzit edhe nëse Nord Stream 2 përfundon”, shpjegoi ajo.

“Gjermania do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të garantuar këtë burim thelbësor të të ardhurave për Kievin”, theksoi kancelarja.

Përgjigjia e Merkel vjen gjatë një takimi me udhëheqësin ukrainas në Berlin./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.