Agjencia Telegrafike Shqiptare

Amazon probleme në gjithë botën me faqen e blerjeve online

KALIFORNI, 12 korrik /ATSH-MIA/ – Konsumatorët në mbarë botën sot në mëngjes kanë pasur probleme me qasjen në platformën online Amazon.com, ndërsa kompania njoftoi se ndërkohë e ka zgjidhur problemin.

Sipas faqes ”Dawn Detector”, shërbimet online të Amazon ishin ndërprerë për gati dy orë, ndërsa më shumë se 38 000 përdorues njoftuan se kishin probleme me qasjen në dyqanet e Amazonit.

Problemi së pari u shfaq mbrëmë në SHBA dhe mëngjesin e sotëm në pjesën më të madhe të botës.

”Disa shfrytëzues kishin probleme të përkohshme me blerjet. Ne e kemi zgjidhur çështjen dhe tani po punojmë normalisht”, deklaroi një zëdhënës i Amazon, por ai refuzoi të komentonte arsyet e ndërprerjes./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version