Si ishte, si do bëhet/ Veliaj poston fotot nga shkolla e re “17 Shkurti” në Qesarakë

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto nga fillimi i punës për rindërtimin e shkollës së re “17 Shkurti” në Qesarakë të Vjetër.

Shkolla e re do të ketë kushte më të mira dhe bashkëkohore për nxënësit.

“Më e fortë e më e madhe! Nisëm punimet për rindërtimin e shkollës së re ‘17 Shkurti’ në Qesarakë të Vjetër. Godina e re do të ofrojë kushte më të mira për nxënësit”, shprehet  Veliaj. /j.p/r.e/

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.